Ballina Kulturë Prishtina hap muzeun e kujtesës për eksodin e vitit ’99

Prishtina hap muzeun e kujtesës për eksodin e vitit ’99

63
0

Nga kjo e mërkurë te Stacioni i Trenit në Prishtinë do të jetë i hapur Muzeu i Eksodit `99, i cili sjell rrëfime dhe pamje mbi dëbimin masiv të qytetarëve gjatë vitit 1999.

Brenda vagonit do të jenë të ruajtura 48 intervista të refugjatëve që e kanë përjetuar dëbimin masiv të vitit.

Nga sot te stacioni i trenit në Prishtinë do te jetë i hapur muzeu i eksodit 99, një muze që sjell rrëfime dhe pamje mbi dëbimin masiv të qytetarëve gjatë vitit 1999, Jeta Xharra nga Reporting House tregon se një muze i tillë i ka rëndësi historike dhe edukative.

“27 vjet pasi që prej këtij vendi janë bart diku rreth gjysmë milioni qytetarë të Prishtinës e mandej edhe nga stacionet e tjera nga komunat tjera, kemi vendos që prej tash e tutje nuk bën veq me kalu pa e kujtu këtë moment edhe ka dal Gazmend Ejupi kurator e artisti i Reportin House me një ide shumë kreative që Brenda një vagoni që ka bart refugjatë, ky është vagon I mallrave por kur janë harxhu vagonat e udhëtarëve dhe brenda këtij vagoni tash do jenë të ruajtuna 48 intervista të refugjatëve që e kanë përjetuar dëbimin masiv të vitit 99”, tha Jeta Xharra- Reporting House

Gjatë kohës se luftës në Kosovë, familje të tëra u nxorën nga banesat e tyre, ndërsa shumë qytetarë u grumbulluan në stacionin hekurudhor të Prishtinës dhe u dëbuan me trena jashtë Kosovës.