Një gjë është e qartë, kjo protestë është e të gjithëve.
Ky tubim madhështor i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët ,të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me pankartat në duar, “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Kur studentët ngrihen shteti dridhet”.
Gjithashtu ajo çfarë bie në sy në protestën e sotme është edhe një pankartë në të cilën shkruhet, “Prizren 1878 bën bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, Tiranë 2026 bënë bashkë shqiptarët e 5 kontinenteve”.







