Një nga folësit në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë ishte edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili akuzoi qeverinë për presion ndaj protestuesve Ai pretendoi gjithashtu se policia kishte shkuar në banesën e tij në Roskovec pas deklaratave të bëra një ditë më parë gjatë tubimit.
“Qeveria kriminale e Edi Ramës me skllevërit e tij modernë patronazhistë dhe institucionalë, kanë fiolluar presionin e të gjithë pjesëtarëve që deklarohen kundër kësaj qeverie kriminale dhe këtij sistemi të kalbur 35 v jeçar. Është kjo qeveri që para ca vitesh, ka arrestuar vëllain tim për shkak të kundërshtimit tim ndaj kësaj qeverie. Sot kanë shkuar në mëngjes në shtëpinë time në Roskovec, vetëm sepse dje unë e krahasova me Çausheskun.
Ai është një Çaushesk dhe nëse vazhdon të kërcënojë popullin do të marrë përgjigjen. Ai bën pazare me trojet e atdheut sikur ta kishte çifligun e Kristaqit. Kërcënimet që qeveria bën përmes patronazhistëve dhe skllevërve, na bëjnë më të fortë e më të qëndrueshëm. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund për t’i dhënë fund fashizmit të kësaj qeverie që urtësinë e këtij populli punëtor e morën për dobësi” tha Zotaj.







