Ballina Aktualitet “Kam 18 muaj në rrugë, poshtë Rama”/ Nëna e Martin Canit mesazh...

“Kam 18 muaj në rrugë, poshtë Rama”/ Nëna e Martin Canit mesazh rrëqethës në protestë: E çova në shkollë dhe nuk mu kthye

84
0

Një moment tepër prekës është shfaqur në protestën masive në Tiranë përmes fjalimit të mamasë së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra tragjikisht përpara një shkolle në kryeqytet.

Mes revoltës, ajo iu drejtua turmës së madhe të mbledhur përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për siguri dhe drejtësi për fëmijët shqiptarë.

“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri! E çova në shkollë dhe nuk mu kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë!

Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini! Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata, duam drejtësi! Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi!” u shpreh ajo mes duartrokitjeve të shumta të protestuesve.

Prania e nënës së 14-vjeçarit të ndjerë ka sjellë një valë të madhe emocionesh në shesh, duke u kthyer në një nga akuzat më të rënda drejtuar institucioneve për dështimin e sigurisë në shkolla dhe degradimin e sistemit arsimor e ligjor në vend.