Ballina Politika “Njeriu më i urryer, në çdo hapësirë shqiptare”/ Reagimi i Ramës, flet...

“Njeriu më i urryer, në çdo hapësirë shqiptare”/ Reagimi i Ramës, flet Këlliçi: Po zbohet nga populli i tij

57
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale mbi deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri më herët. Këlliçi shkruan se “dhunuesi” i të drejtave të shqiptarëve po sillet tani si një njeriu i shqetësuar për “dhunën online”.

Deputeti shkruan më tej se këto janë ankesat e një personi që “dhunon çdo ditë prej 13 vitesh një popull me propagandën dhe censurën më agresive”.

Postimi i plotë:

Njeriu më i urryer sot në çdo hapësirë shqiptare, paska bërë një shënim të gjatë gjasme i shqetësuar për dhunën online që sipas tij po ushtrojnë protestuesit…!!!

Na shfaqet pacifist, dhunuesi më i madh online, shkelësi më i madh i të drejtave të shqiptarëve, sunduesi që ndërsen dhjetra institucione e inspektorë ndaj kritikëve.

Pacifist ai që hoqi mijëra nga lista e ndihmës ekonomike, që arrestoi të varfër që nuk paguanin dot energjinë dhe kërkonin dritë në banesë, ai që ka hedhur gaz helmues ndaj banorëve të Astirit e 5 Majit në mes të natës kur fëmijët flinin, ky që s’ka lënë mjet usharak pa përdorur ndaj protestuesve demokratë.

Pacifist ai që arrestoi kundërshtarët politikë!

Ankohet ai që dhunon çdo ditë prej 13 vitesh një popull me propagandën dhe censuren më agresive të kontinentit.

Dhe sa për dijeni, shumica e atyre që ishin në koncertin e Ylli Limanit, janë protestues pasi ta kenduan këngën live e me gjasë do të ta kendojnë dhe sonte. Në shesh e në koncert.

Është shprehje e dëshpërimit të një Kryeministri të korruptuar që po zbohet nga populli i tij, t’i paraqesë ata të koncertit në foto sikur qenkan me të dhe kundër sheshit.

Turp!