Ballina Sport Duel emocionues, Belgjika dhe Egjipti ndajnë pikët në… 30 gradë

Duel emocionues, Belgjika dhe Egjipti ndajnë pikët në… 30 gradë

58
0

Pavarësisht një paraqitjeje luftarake, Egjipti i Momo Salah nuk arriti të fitonte ndeshjen e parë në Kupën e Botës duke barazuar 1-1 me Belgjikën në një përballje intensive të Grupit G.

Pavarësisht vapës së madhe prej 30 gradësh, të dyja skuadrat e nisën ndeshjen në sulm, duke dhuruar emocione të forta.

Ky barazim bën që Belgjika të ketë humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës (8 fitore, 7 barazime). Ndërkohë, edhe pse Egjipti nuk arriti të regjistronte ndeshjen e pestë pa pësuar gol në gjashtë takimet e fundit, kjo paraqitje jep arsye për optimizëm për një nga përfaqësueset më të forta të futbollit afrikan.

Goli i Ashur në minutën e 19-të dhe autogoli i Hanit në minutën e 66-të vulosën këtë përballje.