Nga Ilir Dako
Edi Rama është vënë në dilemë. Prej 16 ditësh sheshi është pushtuar nga protestues laramanë, të majtë, të djathtë, të qendrës, besimtarë, antisionistë, marksistë dhe shumë rini e paindoktrinuar, por e zemëruar me pushtetin e papërgjegjshëm të një njeriu që e ktheu shtetin në një çiflig personal, ku ligji u shmang në çdo qelisë të tij.
Edi Rama është në panik.
Pas performancave me tundje vithesh, gjestikulacione seksuale perverse, klithma orgazmatike dhe arrogance ndaj atyre që kanë uzurpuar sheshet, kryeministri shqiptar po ndjen lëkundjet sizmike që po i tundin themelet e pushtetit të tij obskurantist.
Sinjalin e tronditjes e shfaqi haptazi në takimin përmbyllës të festimit të 35 vjetorit të PS, ku demonstroi falimentimin e tij. Me zërin e mekur dhe panikun që e kishte kapluar, kryeministri shqiptar shfaqi hapur panikun e tij përballë një turme megagjigande që kërkon dorëheqjen e tij.
Duke kërkuar justifikimin e dështimit të tij politik, Edi Rama u mundua të shkarkonte katastrofën e tij politike te lufta në SHBA midis demokratëve dhe republikënve, duke etiketuar protestën e Tiranës si një luftë ndaj presidentit amerikan.
Edi Rama kërkon shkaqet e humbjes në një drejtim abstrakt, pa reflektuar në realitetin e kombit të tij, duke anashkaluar vorbën e pakënaqësisë që zjen në shpirtin e miliona bashkëkomasve të tij, të cilët kanë shpërthyer zemëratën e tyre ndaj një kryeministri të papërgjegjshëm për fatet e shtetasve të tij.
Flamingo ishte loja. Edi Rama është shënjestra që shqiptarët kanë vendosur të godasin.
Për të rrëzuar Edin Ramën ka njëmilion arsye.
Edi Rama është njeriu që institucionalizoi krimin në politikë, ku elementë me të shkuar kriminale, trafikantë prostitucioni, trafikantë droge dhe vrasës ordinerë u katapultuan në politikë si deputetë dhe eksponentë potencialë të mazhorancës së tij. Kjo është arsye e mjaftueshme për të protestuar ndaj qeverisjes së tij.
Edi Rama institucionalizoi krimin në biznes duke shndërruar bandat në biznese të fuqishme, duke nxjerrë jashtë loje bizneset tradicionale që ishin zhvilluar me shumë vështirësi gjatë 35 viteve në ënjë luftë të egër të ekonomisë së tregut. Në vend të tyre Edi Rama fuqizoi bizneset e krimit, të cilat me paratë e drogës shkelën çdo rregull të ekonomisë së tregut duke nxjerrë jashtë loje bizneset e rregullta. Miliarda dollarë u pastruan nëpërmjet lejeve të ndërtimit, koncencioneve dhe tenderëve, të cilët qeverisja e Edi Ramës jua doroviste partnerëve të tij të krimit.
Arsye e mjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën.
Edi Rama krijoi një sistem kleptokratik në të gjithë administratën ku shërbimet e shtetit shiteshin si biznes, duke filluar nga hipotekat, doganat, tatimet, targat, patentat dhe gjithçka utilitare, ku ushtria e hajdutëve të vegjël e shndërroi në biznes fitimprurës. Nuk mund të marrësh një titull pronësie ose një rifreskim prone pa paguar gjobën te punponjësit e kadastrës, pa llogaritur historinë e legalizimeve që u bë trusti më fitimprurës i administratës shtetërore, ku objektet pa leje pajiseshin me certifikatë nëpërmjet gjobave të majme.
Edhe kjo është një arsye që shqiptarët të ndjejnë zemëratë ndaj pushtetit të Edi Ramës.
Qeverisja Rama në 14 vite pushtet nuk nisi një investim në sistemin kapilar të rrugëve që të mbaronte brenda standardeve, por u kthye në burim korrupsioni ku të gjitha investimet ishin dështim. Mjafton të përmendim Qafë Plloçën, Llogaranë, unazën e Tiranës, bypassi i Vlorës dhe shumë të tjera të cilat përveçse ishin afera korruptive janë histori e suksesshme dështimi. Shqipëria pas 14 vitesh pushtet të Edi Ramës nuk ka një arterie rrugore që të nisë në një pikë dhe të mbarojë në destinacion. Mjafton të shikojmë rrugën Tiranë-Vlorë, ku do të hysh në autostrada të klasit të parë dhe do të përfundosh në rrethrrotullime dhe kryqëzime të frikshme, të cilat janë shndërruar në burim aksidentesh dhe bllokime trafiku. Investimet disa miliardë euro në infrastrukturë janë shndërruar në pasuri për bandën e Belinda Ballukut, e cila ka krijuar një rrjet nepotik të frikshëm, ku buxheti i prokuruar përgjysmohej nga gjobat e kësaj bande.
Një arsye e bollshme për të zemëruar shqiptarët është edhe kjo.
Pas 14 vitesh pushtet kryeqyteti shqiptar vuan thatësirën e mungesës së furnizimit 24 orë me ujë. Nga premtimi ujë 24 orë, Tirana vuan thatësirën dhe mungesën e ujit 24 orë në rubinet, ndërkohë që kryeministri shqiptar në çdo palë zgjedhje bën nga një premtim të rremë për ujin e rrjedhshëm nëpër ççzmat e familjeve të Tiranës.
Dhe kjo është mjaftueshëm për t’u zemëruar me Edi Ramën.
Qeverisja Rama është një nga shembujt ku kleptokracia ka pushtuar shtetin në çdo qelizë. Inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë shembujt se si paratë e shqiptarëve përfundojnë në gropa septike dhe investimet zhduken si me magji.
Koncencionet në shëndetësi janë histori e suksesshme grabitjesh, ku janë të përfshirë të gjithë miqtë e Edi Ramës, nga Vilma Nushi te Klodian Allajbeu, të cilët janë përfituesit e drejtëpërdrejtë të qindramilionë eurove të dhuruara nga kryeministri Edi Rama.
Tenderët e AKSHI, ku janë zhdukur qindra milionë euro për shërbime të pakryera dhe çmime të tejfryra.
Nuk ka fund lista e aferave të Edi Ramës, ku abuzimet kanë shndërruar pasuritë kombëtare në qoka për miqtë e tij nga mbarë bota. Porti i Durrësit, Aeroporti i Vlorës, Pasha Limani, Porti i Vlorës mijëra hektarë tokë sot janë dorovitje të qeverisjes së Edi Ramës për të siguruar pushtet të përjetshëm. Një listë e pafund djallëzish dhe hajdutërie, ku në krye të kupolës qëndron Edi Rama me ushtrinë e tij të grabitësve.,
Ka pafund arsye të protestosh kundër Edi Ramës dhe lista e mësipërme është një panoramë minimale në raport me zullumin që i ka bërë Edi Rama shqiptarëve.
Flamingo është sebepi i protestës, pasi arsyeja reale e kësaj proteste është Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij Sali Berisha të cilët po mbajnë peng transformimin e Shqipërisë. Thirrjet që oshëtijnë në sheshe “Rama në burg-Berisha në burg” janë një kërkesë mëse legjitime e atyre të rinjve dhe të rejave që lindën me fytyrën e Sali Berishës dhe Edi Ramës dhe po plaken me të njëjtin portret.
Edi Rama kërkon justifikim dhe sebep me Trumpin dhe me Flamingon, por në fakt fati i tij parashikohet shumë i frikshëm. Akrepat e orës trokasin fort këto ditë dhe ato parashikojnë një fund të tmershëm. Çdo tik-tak paralajmëron një fund të pashmangshëm. Shembëlltyra e Likes së Skraparit nga kafazi i xhamit ju ka kallur datën dhe protesta e flamingos po vjen si shpatë Demokleu për galloshet e vjetra të politikës shqiptare./sot







