Ballina Lifestyle Ish-i i Taylor Swift në qendër të vëmendjes, fotografohet pranë aktores Sarah...

Ish-i i Taylor Swift në qendër të vëmendjes, fotografohet pranë aktores Sarah Pidgeon!

76
0

Aktori britanik Joe Alwyn është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi raportohet se është parë në shoqërinë e aktores Sarah Pidgeon në New York, duke nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme romantike. Sipas raportimeve të blogut të njohur të showbiz-it Deuxmoi, dy aktorët janë parë së bashku në zonën Fort Greene të Brooklyn-it mbrëmjen e së mërkurës.

Megjithatë, burimet theksojnë se nuk ka ende prova konkrete që bëhet fjalë për një romancë, pasi edhe më herët Pidgeon është parë me kolegë të tjerë aktorë dhe më vonë është zbuluar se takimet lidhen me projekte profesionale. Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Disa fansa kanë bërë shaka se një lidhje e re e Alwyn mund të frymëzojë Taylor Swift për një album tjetër, ndërsa të tjerë kanë komentuar se ai dhe Pidgeon do të formonin një çift mjaft tërheqës.

Vëmendja ndaj jetës private të Alwyn mbetet e madhe për shkak të marrëdhënies së tij shumëvjeçare me Taylor Swift. Dyshja ishin bashkë për më shumë se gjashtë vjet, nga fundi i vitit 2016 deri në pranverën e vitit 2023, kur vendosën t’i jepnin fund lidhjes. Pas ndarjes, fansat e këngëtares spekuluan se disa këngë nga albumi The Tortured Poets Department përmbanin referenca ndaj historisë së tyre të dashurisë. Vetë Alwyn ka folur më herët për këtë periudhë, duke e cilësuar fundin e një marrëdhënieje të gjatë dhe të rëndësishme si një proces emocionalisht të vështirë. Ndërkohë, Sarah Pidgeon vazhdon të ruajë privatësinë e jetës së saj personale.

Aktorja 29-vjeçare ka fituar vlerësime të shumta për interpretimin e Carolyn Bessette Kennedy në serialin televiziv Love Story dhe deri më tani nuk ka komentuar publikisht mbi raportimet e fundit. Për momentin, as Joe Alwyn dhe as Sarah Pidgeon nuk kanë reaguar ndaj spekulimeve, duke lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë për një miqësi, bashkëpunim profesional apo fillimin e një historie të re dashurie.