Ballina Politika Leskaj: INSTAT të kryejë Censin e Bujqësisë, nevojë për të dhëna statistikore

Leskaj: INSTAT të kryejë Censin e Bujqësisë, nevojë për të dhëna statistikore

66
0

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problematikë lidhur me të dhënat statistikore që prodhohen në vend.

Duke folur në Komisionin e Ekonomisë, Leskaj tha se një rast i tillë vihet re edhe me Institutin e Statistikave (INSTAT), veçanërisht në mosrealizimin e deritanishëm të Censit të Bujqësisë.

Sipas deputetit, nëvojitet transparencë në ndarjen e të dhënave për opinionin publik, për të mos cënuar as reputacionin e institucionit para raportimeve drejt organeve homologe të BE-së.

“Rezoluta dhe rekomandimet e Kuvendit konsistojnë në kërkesën për trajtimin e problematikave tëmbartura të institucioneve. Në rastin e INSTAT, Censi i Bujqësisë duhet të realizohet në kohë, sipas planit të statistikave, pra brenda vitit 2026. Të mos përsëritet asnjë gabim që u vërejt në hartimin e censit të popullsisë. Se kishte të meta dhe cenoi reputacionin e këtij institucioni. Duhet ta theksojmë këtë, qfotë edhe të formuluar pa e penalizuar për opinionin publik. Nuk mendoj se ka ndonjë të keqe. Mund të përcjellim edhe rekomandim për thellimin e transparencës, bazuar edhe në këtë kërkesë të Progresraportit 2025. Gjithashtu, një rekomandim duhet edhe për statistikat e biznesit, që të mos jenë afatshkurtra, që INSTAT të plotësojë këtë kërkesë”,-tha Leskaj.