Jennifer Lopez ka folur hapur për përvojën e saj si nënë, duke treguar se ka pasur shumë pak ndihmë në rritjen e binjakëve të saj, Max dhe Emme, e cila tani identifikohet me emrin Oskar.
Gjatë paraqitjes së saj në podcastin “SmartLess”, ylli 56-vjeçar tha se ndihet krenare për rrugëtimin që ka bërë me fëmijët e saj, të cilët tashmë kanë përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatiten për kolegj.
“Unë i thashë vetes: ‘Ti e bëre gjithë këtë vetë. Kjo është e mrekullueshme. Kishe shumë pak ndihmë’”, u shpreh Lopez.
Deklarata e saj u interpretua nga shumë media si një aludim se ish-bashkëshorti Ben Affleck, me të cilin ishte në lidhje nga viti 2021 deri në vitin 2024, nuk kishte luajtur një rol të madh në prindërimin e fëmijëve. Po ashtu, ajo duket se la të kuptohet se as ish-i fejuari i saj, Alex Rodriguez, nuk kishte qenë shumë i përfshirë në këtë aspekt.
Binjakët Max dhe Emme janë fryt i martesës së saj me këngëtarin Marc Anthony.
Vetëm pak ditë para Ditës së Babait, e cila shënohet më 21 qershor, Lopez tha se sot mund ta shohë jetën e saj me më shumë qetësi dhe krenari.
“Tani mund ta shikoj vërtet jetën time, ta vlerësoj për atë që është dhe për atë që kam krijuar për veten time, dhe të jem vërtet e lumtur”, tha aktorja e filmit “Office Romance”.







