Ballina Aktualitet E paralajmëroi Taulant Balla, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koceku

E paralajmëroi Taulant Balla, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koceku

86
0

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar në Prokurori një kallëzim kundrejt deputetes socialiste Marjana Koçeku e cila pretendoi pak ditë më parë se Bajrat kishin kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj,.

Në kallëzimin e bërë publik për mediat, Bajrat theksojnë se pretendimi i Koçekut është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur.

Sipas tyre, anëtarë të familjes ndodhen aktualisht të privuar nga liria (në burg), dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi faktike për të kryer veprimet që u atribuohen.

Po ashtu ata thonë se deputetja nuk ka paraqitur asnjë nga provat e pretenduara pranë organeve kompetente.

Për këtë arsye Bajrat kanë kërkuar depozitimin e kallëzimit dhe nisjen e një procedimi penal ndaj rastit.

“I kërkoj Prokurorisë:

Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal;

Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku si dhe arsyet se përse ajo e ka bërë një deklaratë të tillë dhe cilët persona e kanë shtyrë;

Të sigurojë dhe ruajë menjëherë postimin origjinal në rrjete sociale dhe të dhënat e tij teknike, përpara fshirjes;

Të administrojë provat e sipërpërmendura dhe të më njoftojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit”,- thuhet ndër të tjera në kallëzim.