Ballina Opinion Efekti negativ që shkaktuan protestat te investitorët e huaj

Efekti negativ që shkaktuan protestat te investitorët e huaj

140
0

Nga Klevi Elezi*

Një efekt negativ që nuk përmendet shumë për protestat është se kanë shkaktuar frikë te investitorët e huaj. Pas imazheve të protestuesve të publikuara në mbarë botën të shoqëruara, fatkeqësisht edhe me video të rreme antisemite dhe tërthorazi anti-amerikane, kush investitor do dojë të vijë në Shqipëri. Nëse një investim 1.4 deri në 4 miliardë dollarë pasohet me këtë reagim, kush do guxojë të investojë në Shqipëri?

Protesta e ndërgjegjes individuale dhe ajo kolektive i shërben shoqërisë por duhet të jetë protestë e informuar. A e dinë protestuesit e zakonshëm që në botë ka shumë resorte të ndërtuara në zona të mbrojtura? Edhe në Shqipëri, nëse ruhet habitati e mbrohet biodiversiteti, siç edhe është planifikuar të ndodhë, investimet inkurajohen e jo të pengohen.

Ja një listë me resorte dhe hotele të ndërtuara brenda ose në zemër të zonave të mbrojtura në botë:

Këto janë disa nga shembujt më të njohur të resorteve, lodgjeve dhe hoteleve që ndodhen brenda parqeve kombëtare, rezervave natyrore, rezervave biosferike ose zonave të tjera të mbrojtura:
Itali
* Oasyhotel – Brenda Rezervës Natyrore Oasi Dynamo.
* Eremito Eco Resort – Brenda Rezervës Biosferike UNESCO Monte Peglia.
Maldivet
* Soneva Fushi
* Four Seasons Landaa Giraavaru
* Dusit Thani Maldives
Të tre ndodhen në Rezervën Biosferike UNESCO të Baa Atoll.
Tanzani
* Ngorongoro Crater Lodge – Brenda Zonës së Konservimit Ngorongoro.
* Një numër lodgjesh safari operojnë brenda ose pranë Serengeti National Park.
Afrika e Jugut
* Londolozi Game Reserve
* Singita Lebombo Lodge
Brenda ekosistemit të mbrojtur të Kruger-it.
Ruanda
* Bisate Lodge – Operon në zonën e mbrojtur të parkut të gorillave malore.
Meksikë
* Casa Chablé – Brenda Rezervës Biosferike Sian Ka’an.
Kanada
* Clayoquot Wilderness Lodge – Në Rezervën Biosferike Clayoquot Sound.
Ekuador
* Lodgje të shumta ekologjike operojnë në ose pranë Galápagos National Park.
Kamboxhia
* Zhvillime turistike në Bokor National Park
Maldivet
* Resorte luksoze në Baa Atoll Biosphere Reserve
Tanzani
* Ngorongoro Crater Lodge
Meksikë
* Zhvillime turistike në Sian Ka’an Biosphere Reserve dhe zonën e Tulum National Park
Ekuador
* Turizmi në Galápagos National Park dhe projektet e zhvillimit brenda zonave të mbrojtura.
Filipine
* Zhvillimi intensiv i resorteve në Boracay Island.

Shumë prej resortave të skive në Evropë janë në zona të mbrojturs, sikurse edhe në SHBA.

Duhet theksuar se ekzistojnë shumë shembuj në botë ku struktura turistike lejohen brenda zonave të mbrojtura duke sjellë zhvillim të qendrueshëm për komunitete të tëra, ndaj protesta duhet bërë bazuar mbi informacione dhe jo pasione. Nëse investimet mbrojnë zonat dhe biodiversitetin atëherë të jesh kundër investimeve e të trembësh investitorët e tjerë të ardhshëm është anti-shqiptarizëm.

Protestoni me sy hapur e jo verbazi. Protestoni duke ditur se për çfarë protestoni pasi pa kuptuar po e dëmtoni vendin në vend që t’i shërbeni./bulevardnews

*Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.