Ballina Politika Gjyqi politik ndaj Metës/ Blushi: Proces aspak transparent, s’ka asnjë provë e...

Gjyqi politik ndaj Metës/ Blushi: Proces aspak transparent, s’ka asnjë provë e fakt penal!

80
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediet jashtë dyerve të GJKKO, denoncoi ashpër vendimin e gjykatës për të ndaluar praninë e mediave, filmimet dhe fotografimet, duke e cilësuar këtë si një akt arbitrar që mban larg syrit të publikut një proces me interes të lartë.

Sipas tij, procesi është zhvilluar në kushte të një censure të plotë, ku nuk janë lejuar më shumë se 10 deri në 15 persona në sallë. Kjo qasje, për zyrtarin e PL, është shkelje flagrante e të drejtave të gazetarëve, ndërsa u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare si “Reporterët Pa Kufij” të reagojnë ndaj kësaj fshehtësie procedurale.

Lidhur me hetimin penal ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Blushi tha se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë apo fakt penal, ndërsa shtoi se i gjithë rasti po ngrihet mbi bazën e “deduksioneve” dhe perceptimeve, duke sfiduar hapur sistemin e drejtësisë.