Ballina Politika Bardhi i përgjigjet Ramës: ‘Aruba’ nuk është algoritëm, por dosje me foto...

Bardhi i përgjigjet Ramës: ‘Aruba’ nuk është algoritëm, por dosje me foto dhe video…

73
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi çështjen e njohur si “Aruba” një produkt të “algoritmit”. Bardhi kundërshton këtë pretendim, duke theksuar se të dhënat nuk burojnë nga rrjetet sociale apo spekulimet mediatike, por nga përgjime zyrtare të autoriteteve belge të përfshira në dosjen e SPAK-ut.

Sipas tij, dokumentet hetimore flasin për takime të personave nën hetim me funksionarë të lartë shtetërorë shqiptarë në Aruba, ndërsa akuzon Ramën se nuk mund të fshehë faktet dhe provat e administruara nga drejtësia me deklarata politike.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba.

Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Image