Nga Irena Beqiraj
Rama thotë : “Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”
Në 21 vite partinë Socialiste të cilën pa asnjë dert e ka quajtur edhe “Bordello” e kalëroi i vetëm, duke i dhënë jo vetëm PS-së por edhe historisë një mësim që nuk duhet harruar : “Parti të tilla si partia socialiste, janë kuaj pushteti ndaj rreziku është që mund t’i kalërojë për 21 vite edhe miza” .
Edi Rama nuk bisedon me anëtarët e partisë që drejton. Dyshoj se nuk ka qënë ndonjëherë në gjendje ta bëj sepse ai thjesht aktron. Ai mund të jetë edhe predator edhe performues në të njëjtën kohë. Partia, deputetët ministrat , kryetarët e bashkive , drejtorët patronszhistët janë spektatorët edhe armiqtë e tij të betuar.
Ai e përçmon atë parti. Rrallë herë individi do ta pranonte përçmimin , por në parti, përçmimi mund të bëhet rregull, pasi i gjendur në grup individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen.
Kërcënimet më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin njerëzor nuk vijnë nga dhuna e hapur, por shpesh vijnë nga agresioni pasiv pothuajse i padukshëm, i cili kufizon vullnetin individual dhe guximin moral.
Antarët e PARTISË kanë dëgjuar të çmerritur edhe fraza si “ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje…., Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh. Po të iki unë, PS shkon për lesh”!
Teksa shikon portretet e dëgjuesve të heshtur, nën agresionin pasiv të kryetarit të tyre, është e dukshme sesa të gërryer e kanë ndjenjën e veë ndjerjes para tij.
Në 21 vite që kalërohet nga Edi Rama, Partia Socialiste po përjeton një vazhdimësi të gjendjes së shpërbërjes ku çdo ego e vogël e veçantë është një principatë e vogël , e pavarur, më vete. Të gjithë duan të mbajnë egon e tyre të kënaqur, veten e tyre të kufizuar dhe të paprekur. Ky pasivitet edhe kufizim vetëm tek interesat personale, fuqizon shkatërrimin. Rezultati? I qartë! Ai që lëpin më fort, kafshon më egër!
Qysh se ka ardhur në pushtet, Edi Rama ka asfikskuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.
Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqesues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqesues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emerohen katapultohen .Po të njejtën qasje pa garë, sipas preferencave të tij, Edi Rama aplikoi në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri. Sepse kjo është qasja e tij, nuk mund të bënte ndryshe .
Idiokracia që Edi Rama instaloi në Partinë Socialiste është barra më e rëndë që kjo parti do të mbaj në kurriz në gjithë historinë e saj . “Zeqinizmi” është jo vetëm shprehje e trishtueshme e dështimit të moralit të partisë e cila dikur mund të krenohej me avancimin e njerëzve të talentuar të edukuar dhe të aftë, por një provë e dëmit të pakthyeshëm që nga urrejtja Edi Rama i bëri kësaj partie . Qëllimi i tij ishte që kurdo të ndodhë largimi i tij ai të lër prapa jo më një parti , por një tokë të djegur, që e ka vështirë të ringrihet.
Partia socialiste është kalë betejash, edhe si e tillë nuk ka pasur kurrë nevojë për një idealist të hollë, e as për një realist të vrazhdë, por për një lider , sytë e të cilit mund të lexojnë qiellin, ndërsa këmbët e tij shkelin fort në tokë. Një njeri me simpati universale, por të vetëpërmbajtur; një njeri që e njeh fushën e emocioneve, megjithëse nuk është skllav i tyre; një lider për të cilin politika nuk është thjesht një spektakël apo hije kalimtare, por një lojë solemne, që duhet luajtur me kujdes, pasi vendimet e sotme mund të kenë vlerë të përjetshme .
Një burrë a grua që e konsideron politikën, mënyrën se si ndryshimi dhe mospajtimi duhet të shoqërohen në kompromis dhe pjesmarrje.
Një lider që ngulmon nga e kaluara, megjithatë e di se mjalti i saj mund t’i sjellë dobi vetëm në mënyrë të moderuar; që mendja i të cilit skanon të tashmen, por nuk magjepset nga karremat e saj të arta; që është i bekuar me aftësinë e parashikimit të të nesërmes.
Edi Rama nuk ishte kurrë i tillë , edhe me të drejtë nuk e ka duruar dot që brenda asaj të majte ka njërëz të tillë. Ndaj nuk i honepsi dot kurrë, i qesëndisi, u përpoq ti blejë, herë pas here ti miklojë edhe kur s’ja doli filloi t’i denigrojnë!
Sot ai nuk i duhet më kujt në atë parti, këtë e kuptojë shpejt edhe
katapultimi i tij i fundit , Neomalësorja .
Ndaj detyra e çdo të majti sot është të kontribuojë për një Parti Socialiste pa Edi Ramën .







