Ballina Lifestyle Bella Hadid dyshohet se i dha fund lidhjes me Adan Banuelos pa...

Bella Hadid dyshohet se i dha fund lidhjes me Adan Banuelos pa e njoftuar, ai e mësoi nga mediat

58
0

Modelja e njohur amerikane, Bella Hadid, raportohet se i ka dhënë fund lidhjes së saj më shumë se dyvjeçare me kalorësin profesionist të rodeos, Adan Banuelos, në një mënyrë të papritur.

Sipas raportimeve të mediave rozë, Hadid dyshohet se e ka “zhdukur” (ghosted) partnerin e saj, duke ndërprerë komunikimin pa një ndarje të drejtpërdrejtë. Thuhet se Banuelos nuk ishte në dijeni se lidhja kishte përfunduar, derisa lajmet për ndarjen e tyre nisën të qarkullonin në media.

Çifti kishte nisur lidhjen në vitin 2023 dhe për një kohë u shfaqën shpesh bashkë, duke ndarë momente nga jeta e tyre private.

Marrëdhënia e tyre ishte komentuar si një romancë jashtë vëmendjes së zakonshme të Hollivudit, me Hadid që kishte treguar mbështetje për karrierën e Banuelos në botën e kalërimit.

Deri tani, as Bella Hadid dhe as Adan Banuelos nuk kanë bërë një reagim zyrtar për raportimet rreth ndarjes.