Nga Ilir Dako
Në mbledhjen e shumëpritur me eunukët e tij rilindas, kryeministri Edi Rama prezantoi një fletërrufe të quajtur “Besa”, një dokument që nuk përfaqëson as kryeministrin e Shqipërisë dhe as besën e shqiptarëve. Një fjalë e madhe për një njeri të vogël, një anakronizëm i shpifur që nuk mbart dot peshën e traditës shqiptare. Rama kërkon besë si një i pabesë, premton besë si një tradhtar i përjetshëm. Ai ka prerë në besë qytetarët që nga dita e parë e pushtetit, duke i poshtëruar me arrogancën e një qeverisjeje kriminale dhe antipopullore. Me një qëndrim ambig, në bipolaritet të plotë, ai shfaqi përuljen dhe gjelin, duke u munduar të prodhonte një iluzion përgjigjeje ndaj protestave të flamengove. Rama foli shumë dhe nuk tha asgjë, duke u rrotulluar mes mllefit ndaj protestave dhe ndjesës për arrogancën e qeverisjes së tij. Dy fytyrat e tij treguan pafuqinë për të dalë me një qëndrim konkret, ndërsa kombi prej dy muajsh kërkon dorëheqjen e tij si të keqen më të madhe të vendit.
A mund të japë besë një i pabesë si Edi Rama?
Padyshim që jo.
Edi Rama i ka prerë në besë qytetarët e tij që ditën e parë që ka ardhur në pushtet dhe vazhdon dhe sot e kësaj dite ti poshtërojë dhe masakrojë nëpërmjet një nga qeverisjeve më antipopullore, arrogante dhe antipopuliste.
I ardhur në pushtet me aleancën e qelbësirave së bashku me Ilir Metën, blloku i të cilit prodhoi masakrën e 21 janarit, Edi Rama preu në besë 4 të pushkatuarit nga Sali Berisha para kryeministrisë. I pabesë në gen, në qelizë, në ADN, Edi Ramë kërkon besë, premton besë si një i pabesë i pisët që ka tradhëtuar kauzat e shqiptarëve çdo ditë të pushtetit të tij okult dhe kriminal.
Edi Rama i preu në besë shqiptarët me kanabizimin, ku qelbi vendin në drogë dhe prodhoi krimin në çdo cep të vendit në bashkëpunim me Saimir Tahirin. Kryeministri shqiptar i besuar me votën e shqiptarëve ka instaluar krimin, institucionalizuar krimin dhe vënë shtetin në funksion të krimit, duke i prërë në besë shqiptarët të cilët i besuan pushtetin për tju mbrojtur shtetin.
Rilindja si pjellë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës ishte produkt i një makinerie gjigande korruptive, ku kjo bandë e drejtuar nga kryebanditi Edi Rama i ka prerë për 13 vite rresht në besë shqiptarët.
Miliarda lekë për koncencionet në shëndetësi por kurrë nuk i dha shëndet shqiptarëve, duke i lënë në mëshirë të fatit me një sistem skandaloz dhe primitiv të shëndetësisë ku mungojnë medikamentet dhe aparaturat bazë për tësëmurët.
Qindra milionë euro për inceneratorët për të pastruar qytetet e Shqipërisë, por asnjë incenerator nuk funksionon.
Miliarda euro përr rrugët, ndërkohë që asnjë rrugë nuk të çon në destinacion përpos shembjeve dhe cilësisë së keqe të tyre. 50 milionë euro të grabitura në tunelin e Llogarasë, qindra milionë euro të grabitura në portin e Durrësit, qindra milionë të grabitura nga tenderimet në shnëdetësi, qindra milionë euro të hedhura pa tender për Smart Cityn, qindra milionë euro të zhdukura nga fondet e BE për bujqësinë, miliarda me kompaninë KAYO të Ard Veliut, miliarda euro prona dhe fonde në Kompaninë e investimeve të Elira Kokonës, janë paratë e shqiptarëve që ky që jep besën jua ka zhdukur së bashku me bandën e tij të Rilindjes. Padyshim që kjo është prerja në besë që ky i pabesë i ka bërë shqiptarëve të cilët i kanë besuar, jetën, pronat dhe pasurinë nëpërmjet votës së tyre.
Strategjia e Edi Ramës është e qartë. Kërkon me çdo kusht të shtyjë ditët e fundit të “Pompeit” në rrënimin e ngrehinës së tij qeveritare. Ai e di fundin. Çorapekuqi i Bashkisë së Tiranës dhe atletebardhi i Rilindjes nuk ka më alternativa që të riprodhojë veten. Ai ka vdekur klinikisht dhe sa mundet të ringjallet një zombi aq shpresë ka dhe Edi Rama me shpikjen Rilindja 2.0.
Ky është monologu i fundit i Ramës, një shfaqje e turpit, një teatër i zbrazët ku fjalët nuk kanë më peshë, ku premtimet janë thjesht varre të hapura mbi besën e shqiptarëve. Ai nuk ka më fuqi të prodhojë iluzione, nuk ka më mundësi të shpëtojë nga rrënimi, nuk ka më besë për të dhënë. Çdo ditë e tij në pushtet është një ditë e shtyrë në agoni, një ditë e humbur për kombin, një ditë e fituar për korrupsionin. Rilindja është një zombi politik, një Pompe i rrënuar që pret shpërthimin final. Çdo fjalë e tij është një epitaf, çdo dokument një farsë, çdo premtim një prerje në besë.
Shqiptarët nuk kanë më iluzione. Ata e dinë se ky pushtet është i konsumuar, se ky kryeministër është i vdekur klinikisht, se kjo qeverisje është një makineri e pabesisë. Flamengot në shesh janë dëshmia e gjallë e revoltës, janë zëri i besës së tradhtuar, janë thirrja e fundit për dorëheqje. Rama nuk ka më rrugëzgjidhje, nuk ka më besë, nuk ka më shpresë. Ai është epitafi i vetvetes, monologu i fundit i një epoke të turpit.
Kryeministri shqiptar kishte ditën e sotme alternativën e fundit që të mund ti jepte zgjidhje problemit që i ka pllakosur në derë të shtëpisë. Rrugëzgjidhja është në dorë të vetë Edi Ramës. Shtatori nuk do ja japë më këtë mundësi/sot







