Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 10:35 në lagjen nr. 13, i mituri dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes.
Rasti ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria në plazhe, ku në zonën e Golemit janë ngritur shqetësime për mungesë të rojeve bregdetare dhe infrastrukturës së nevojshme të vrojtimit, përfshirë edhe vështirësitë në ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës në terren.
Ndërsa vemendja është fokusuar te turizmi dhe turistet, pesë femijë jane berë viktima të nisjes se sezonit turistik, kjo e gjitha se asnjë masë nuke ështe marre nga bashkite për të siguruar sigurine e tyre. drejtuesit e bashkive apo ata që kanë ne duar të marrin masa bejnë thirrje per me shumë vigjilence nga prinderit, por ne fakt duhet të bejnë më shumë transparence per masat qe kane marre dhe jo te numerojne turiste rrugeve që shijojnë byrek me dhalle!







