Ballina Sport Belgjika luan gjysmë ore me një lojtar më pak, por Irani nuk...

Belgjika luan gjysmë ore me një lojtar më pak, por Irani nuk përfiton, barazimi i tretë radhazi në Grupin G

69
0
Përfundoi pa gola sfida mes Belgjikës dhe Iranit, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit G. Një rezultat që mban gjithçka të hapur në ndeshjet e treta sa i përket kuyalifikimit.

Irani mendoi se kishte kaluar në avantazh në përballjen ndaj Belgjikës, por festa e Mehdi Taremit zgjati shumë pak. Në minutën e 25-të, sulmuesi iranian dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ehsan Hajsafi, duke mposhtur portierin belg me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua, duke i mohuar Taremit kënaqësinë e realizimit dhe Iranit epërsinë e merituar në ato momente të takimit.

Ndeshja kishte nisur me raste në të dyja portat. Belgjika iu afrua golit në minutën e 9-të, kur Maxim De Cuyper provoi nga afër, por portieri Alireza Beiranvand reagoi në mënyrë fantastike. Gardiani iranian ishte përsëri vendimtar në minutën e 22-të, kur ndali një goditje të fortë të Youri Tielemans, duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt.

Edhe Irani kishte dhënë sinjalet e para në minutën e 14-të, kur Hossein Kanaani provoi me një goditje të rrezikshme drejt këndit të majtë, por portieri belg arriti ta neutralizonte.