Ballina Sport Kush është gruaja që po e bën historinë në Kupën e Botës?

Kush është gruaja që po e bën historinë në Kupën e Botës?

183
0

Në një turne të dominuar tradicionalisht nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po shkruan historinë në Kampionatin Botëror. Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë turne, ajo është e vetmja femër që mban postin e Kryemjekes së një skuadre përfaqësuese.

Të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra. Në fakt, arritja e Huurman është jashtëzakonisht e rrallë.

Në të gjithë historinë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror, ajo është vetëm gruaja e tretë në histori që arrin të shërbejë si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.

Ajo mban postin e drejtueses së stafit mjekësor për kombëtaren e Curaçaos, skuadra më e vogël në histori për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

Një histori unike suksesi dhe frymëzimi që po tërheq vëmendjen e mbarë opinionit sportiv botëror.