Kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj nuk ka votuar t’i kthejë përgjigje kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ironizoi sot përveç Lapajt dhe Shehajn e Arlind Qorin. Balla i konsideroi opozitarët si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” për shkak të angazhimit në protestën qytetare.
Lapaj ka postuar videon e një qeni duke lehur, duke simbolizuar Taulant Ballën ndërsa shton se çfarëdo që të thotë ai dhe shefi i tij Edi Rama, nuk e zhbën dot protagonizmin e protestës.
“Taulant, sado e sido të lehësh ti nuk e ndryshon dot aktin se ti dhe Edi Rama jeni dy hajdut që keni vjedhur e po vidhni Shqipërinë. Jeni bashkautorë të një sistemi që ka larguar mbi 1 mln qytetarë nga ky vend dhe ka sjellë mjerim e varfëri.
Çfarëdo ë të thoni ju nuk e bëni dot protestën ndaj ftoj çdo qytetar masivisht çdo ditë në orën 7 përballë Taulantit dhe shefit të tij, bandës së hajdutëve që e drejtojnë Shqipërinë përmes hajdutërisë”, tha Lapaj.
Qytetarët prej 23 ditësh mblidhen në protestë përballë kryeministrisë. Si indicie shërbeu investimi i planifikuar në Zvërnec e ndërsa sot qytetarët nga një podium i vogël i vendosur në bulevard, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për figurat që dominojnë skenën politike prej 35 vitesh ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







