Ballina Kronika I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalla i shpëton operacionit...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s

72
0

Policia e Tiranës, ndihmuar nga forcat elitë RENEA ka zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë Krujës, në përpjekje për të arrestuar Ylli Zallën, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal të tërë armësh.

Edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij.

Në kërkim policor ka qenë i shpallur vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.