Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Sali Berisha, se po veprojnë në bashkëpunim për interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike.
Duke iu referuar projektit për ndërtimin e një kulle 55-katëshe pranë Pallatit të Kongreseve, Salianji e cilësoi këtë zhvillim si provën më të qartë të asaj që ai e quan “bashkëqeverisje” mes dy kundërshtarëve politikë. I ftuar ne nje interviste televizive, Salianji tha se ndërsa publikisht paraqiten si rivalë, në prapaskenë Rama dhe Berisha bashkohen kur bëhet fjalë për projekte që lidhen me kullat dhe interesat financiare.
Ervin Salianji: PD për shkak të paqartësisë së Sali Berishës është komplet e paqartë, nuk dihet qëndrimi i PD. Ata deputetë të PD që dalin në protestë, dalin se nuk kanë guximin të dalin dhe t’i thonë Berishës se duhet të largohet dhe i bashkohen turmës për t’i thënë Sali Berishës ik.
Deputetët që shkojnë aty legjitimojnë thirrjet për largimin e Edi Ramës dhe të Sali Berishës. Largimi i Berishës nga PD do të përshpejtonte fundin e Edi Ramës. Në demokraci, kur ka masivitet popullor qeveria largohet.
Duhet të zgjidhet një drejtues i ri në PD, duhet ta zgjedin demokratët. Nga kjo protestë mbështetja për qeverinë ka rënë, të gjitha mediat botërore po i japin rëndësi protestës duuke ngritur shqetësimet që protestuesit evidentojnë në këto tubime.
Sali Berisha nuk është opozitë, është në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Qytetarët kanë kërkesa për të patur një “Shqipëri Europiane”. Berisha tha në fillim se protestën e organizon Sorosi, sot nxjerr videot nga sipër, në protestë ka thirrje kundër Berishës.
Keni parë të ketë qëndrim Sali Berisha për kullën te Pallati i Kongreseve? Janë në bashkëqeverisje. Protesta është për të larguar këtë klasë politike. Duhet një qëndrim nga PD. Kjo kulla 55 kate është e domosdoshme aty? Për investorin a duhet transparencë se ku është dhe a është serioz? Nuk shoh të ketë qëndrime.







