Ballina Aktualitet Skandal i ri në Akademinë e Sigurisë/ 30 studentë të helmuar, dyshohet...

Skandal i ri në Akademinë e Sigurisë/ 30 studentë të helmuar, dyshohet ushqimi i kompanisë “Sori-Al”; nisin hetimet Policia dhe AMP

61
0

Skandali është përsëritur sërish! Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Kursantët kanë shfaqur mbrëmjen e së enjtes simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut  Sori Al që shërben pranë institucionit.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.