Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s të përsëritet ndeshja e humbur ndaj Paraguait, e cila i kushtoi asaj eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Botës.
Ky prapaskenë e bujshme është zbuluar nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”. Arsyeja e kësaj proteste të pazakontë lidhet me vendimin e arbitrit të takimit, Ivan Barton, i cili nuk ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë lojtarin paraguaian, Matias Galarza.
Sipas Turqisë, Galarza duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi gjeti dhe vendosi në dorë orën e humbur të arbitrit gjatë një momenti tensioni në fushë, përpara se t’ia kthente atë sërish bilbilit, veprim për të cilin arbitri e “fali” pa e ndëshkuar.
Megjithatë, FIFA e ka hedhur menjëherë poshtë ankesën e Turqisë, duke refuzuar kërkesën për riluajtje e ndeshjes.







