Ka nisur marshimi drejt Kryeministrise i protestës së radhës pasi shume qytetare u mblodhen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hyn sot në ditën e 27-t.
Ashtu si në ditët e mëparshme, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime, marshim dhe forma të tjera të reagimit qytetar, ndërsa kanë theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.







