Ballina Aktualitet Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, shkon në 64 numri i...

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, shkon në 64 numri i të rinjve që përfunduan në spital! Hetime edhe për AKU, do verifikohet nëse kreu kontrolle te Sori-Al

59
0

Katër kursantë të tjerë të Akademisë së Sigurisë kanë përfunduar sot në spital me shenja helmimi duke e çuar ne 64 numrin e te helmuarve.. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme edhe 30 studentë të tjerë të Akademisë janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme, që dyshohet se janë shkaktuar pas konsumimit të ushqimit të furnizuar nga e njëjta kompani kateringu.

Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë nisur hetimet, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë për verifikimin e rastit. Vetëm dy muaj më parë u raportua një episod i ngjashëm, ku dhjetëra kursantë u helmuan po pas konsumimit të ushqimit të së njëjtës kompani. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësive vijojnë.