Ballina Aktualitet “Rruga e vdekjes”/ Banorët e Sukthit në protestë: Prej 30 vitesh asnjë...

“Rruga e vdekjes”/ Banorët e Sukthit në protestë: Prej 30 vitesh asnjë investim në zonë, vetëm mashtrime elektorale

139
0

Banorët e Sukthit dhe rrethinave të Durrësit kanë dalë në protestë për mungesën e investimeve në rrugët e zonës. Ata denoncojnë mungesën e sinjalistikës, ndriçimit dhe trotuareve, duke e quajtur “rruga e vdekjes”. Banorët akuzojnë bashkinë e Durrësit se nuk ka marrë asnjë masë për këtë aks rrugor, por vetëm bën propagandë dhe mashtrime elektorale.

Në rrugët që lidhin fshatrat e qarkut të Durrësit, kryesisht zonat turistike, në zonën e Sukthit mungojnë shumë tabela sinjalizuese, mungon trotuari dhe ndriçimi në të gjithë segmentin rrugor.

Banorët e Sukthit dhe rrethinave në qarkun e Durrësit janë ngritur në protestë mbrëmjen e së enjtes për mungesën e investimeve. Ata ngrenë shqetësimin për mungesën e sinjalistikës rrugore, ndriçimit dhe trotuareve, duke u bërë burim aksidentesh të rënda.

Ata e cilësojnë si “rruga e vdekjes”, ndërsa thonë se Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë investim në zonë prej 30 vitesh. Banorët e akuzojnë pushtetin lokal për premtime boshe elektorale dhe propagandë, duke mos bërë asnjë investim real.

Banorët paralajmëruan se do të ketë protesta të tjera, si dhe bllokim të mëtejshëm të rrugës, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.