Ballina Kuriozitete Arkeologët zbulojnë një shpellë të përdorur nga njerëzit 400 mijë vjet më...

Arkeologët zbulojnë një shpellë të përdorur nga njerëzit 400 mijë vjet më parë

86
0

Arkeologët kanë zbuluar një shpellë të përdorur nga para-neandertalët deri 400 mijë vjet më parë, duke e bërë atë një nga vendet e pakta të njohura nga kjo periudhë ende pak e kuptuar, e disponueshme për studime shkencore.

Shpella, e vendosur në periferi të Fureidisit në veri të Izraelit, u hetua përpara punimeve të planifikuara të ndërtimit. Sipas arkeologut Kobi Vardi, arkeologët në vitet 1970 besonin se ajo ishte përdorur rreth 200 mijë vjet më parë.

Megjithatë, Vardi dhe kolegu i tij Ron Shimelmitz, profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin e Haifës, kanë përcaktuar tani se shpella ka qenë e banuar që 400 mijë vjet më parë. Ata arritën në këtë përfundim pasi zbuluan vegla prej stralli, përfshirë sëpata dore, kruese dhe tehe, tipike për kulturën Acheulo-Jabrudiane të homininëve para-neandertalë që jetonin në rajon në atë kohë.

Homininët janë anëtarë të linjës evolucionare njerëzore që u nda nga paraardhësi i fundit i përbashkët me shimpanzetë. Neandertalët, për shembull, janë një degë e zhdukur e pemës familjare njerëzore dhe jo paraardhës të drejtpërdrejtë të njerëzve modernë (edhe pse njerëzit modernë kanë ADN neandertalase si rezultat i kryqëzimeve mes tyre).

Vardi tha se ishte “një surprizë e madhe” të zbulohej se shpella ishte shumë më e vjetër nga sa besohej më parë. Ajo do të ishte banuar nga anëtarë të kulturës Acheulo-Jabrudiane, të cilët jetonin në të gjithë Levantin, ose Lindjen e Afërt, midis 400 mijë dhe 250 mijë vjet më parë.

Ekipi zbuloi gjithashtu eshtra kafshësh, përfshirë drerë dhe gazela, duke sugjeruar se grupe të mëdha homininësh jetonin së bashku në shpellë, gjuanin kafshë të egra dhe përdornin zjarrin