Ballina Europë Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi,...

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

53
0

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit të paligjshme, i zhvilluar në nëntë provinca me qendër në Stamboll.

Sipas hetimeve, organizata e dyshuar kishte realizuar transaksione me vlerë rreth 30 miliardë lirash turke. Autoritetet konstatuan se ky qarkullim i madh parash nuk përputhej me aktivitetet tregtare të deklaruara nga individët dhe kompanitë nën hetim.

Operacioni u ndërmor mbi bazën e raporteve të MASAK, analizave të të dhënave bankare, ekzaminimeve dixhitale, komunikimeve dhe provave të tjera. Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Stamboll, Ankara, Gaziantep, Hatay, Izmir, Kilis, K?rklareli, Kocaeli dhe Tokat.

Në kuadër të hetimit, autoritetet sekuestruan 32 kompani, 19 banesa, nëntë parcela toke, një pronë tregtare dhe 31 automjete, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Procedurat ligjore ndaj të arrestuarve vijojnë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar së fundmi se qeveria është e vendosur të luftojë bastet e paligjshme, lojërat e fatit virtuale dhe rrjetet e mashtrimit, duke theksuar se këto struktura do të çrrënjosen.