Një gol i shënuar nga Erling Haland në minutat e fundit të ndeshjes, i ka dhënë Norvegjisë suksesin 2-1 përballë Bregut të Fildishtë dhe i ka siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.
Skuadra norvegjeze përballej me afrikanët të cilët ishin debutues në këtë pikë të sezonit, pasi asnjëherë më parë nuk kishin kaluar grupet. Pikërisht Bregu i Fildishtë u shfaq më kërkues në pjesën e parë, por u godit nga goli i Nusa në fund, teksa Haland shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat.
Ekipi afrikan u hodh i tëri në sulm në fraksionin e dytë të lojës duke kërkuar me ngulm golin të cilin e gjeti me anë të Diallo. Por në minutat e fundit, kur afrikanët dukeshin plotësisht në kontroll, ishte Haland ai që u ktheu qetësinë “vikingëve” me golin e tij pas asistit perfekt të Bob.
Kështu, Norvegjia siguroi suksesin 2-1 dhe kaloi për herë të parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.







