Ballina Ekonomia Rishikohet buxheti i shtetit, indeksim pensionesh/ Bonus vere, 5 mijë lekë shpërblim...

Rishikohet buxheti i shtetit, indeksim pensionesh/ Bonus vere, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

62
0

Qeveria ka miratuar aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, bujqësisë dhe biznesit.

“Miratuam aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin 2026 si rezultat i ecurisë pozitive së ekonomisë, për 5 mujorin e parë. Të forcojmë shtresat në nevojë rrisim investimet në shëndetësi zgjerojmë garancinë sovrane në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me aktin kemi mundësuar afrimin e indeksimit të pensioneve. Kjo është mundësuar me një fond shtesë prej 872 mln lekë. Plani i qeverisë është që indeksimi në vitin e ardhshëm të afrohet në muajin prill. Me këtë akt normativ dyfishojmë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuar me një financim shtesë prej 750 mln lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10 mijë e 720 fëmijë. Kjo masë do hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026.

Përmes të këtij akti kemi menduar për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar që shteti do i mbulojë me pagesën e sigurineve shëndetësore dhe shoqërore me. Një efekt financiar 2 mld lekë.
Nga ana tjetër dhe shëndetësia do të financohet me fonde shtese do të alokohet 1.5 mld lekë për barnat onkologjikut. Përmes këtij akti mundësojmë rritjen e pagave të personelit në urgjencën mjekësore. Do të alokohet një fond shtesë per orët shtesë të zjarrëfikësve ku përfitojnë 1250 punonjës.

Do të përmbushim me angazhimet tona në raport me NATO-s. Për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 mld shtesë duke garantuar që financimi të shkojë në 2.6% të PBB. Rrisim shumën e garancisë sovrane nga 3 mld lekë në 5 mld lejë. Do të shtrojmë dhe fushën e mbulimit jo vetëm për fermerët dhe për SMEt”, u shpreh Malaj.

“Do të akordojmë bonus për pensionistët, bonus për verën në vlerën 5 mijë lekë. Do të përfitojnë 777 mijë qytetarë. Efekti financiar është rreth3.7 miliardë lek. Mbulohet i gjithë numri i përfituesve, sipas kategorisë”, tha Delina Ibrahimaj.