Ballina Rajoni Zjarr masiv në Derven të Selanikut, humbin jetën babë e bir, mbetet...

Zjarr masiv në Derven të Selanikut, humbin jetën babë e bir, mbetet e plagosur bashkëshortja

50
0

Një person ka humbur jetën dhe një grua është lënduar gjatë një zjarri të madh që shpërtheu sot pasmesdite në zonën e Dervenit, pranë Selanikut. Flakët u përhapën me shpejtësi drejt pyllit dhe iu afruan fshatit Liti, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës , viktima është një burrë, trupi i të cilit u gjet në zonën pyjore, mes Dervenit dhe fshatit Liti. Ndërkohë, një grua, e cila sipas informacioneve po përpiqej të shuante zjarrin pranë banesës së saj, pësoi djegie në duar. Ajo u nxor nga zjarrfikësit dhe u transportua me ambulancë në spital.

Deri në orët e mbrëmjes kanë operuar nga ajri dhjetë aeroplanë zjarrfikës dhe tre helikopterë për të përballuar një zjarr të madh që ka shpërthyer pas mesidtës të së martës në zonën e Dervenit, pranë Selanikut. Flakët u përhapën me shpejtësi drejt pyllit aty pranë dhe iu afruan fshatit Liti, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve.

Disa orë më vonë zjarrfikësit kanë gjetur trupin e një 50 vjeçari që ka humbur jetën nga flakët. Gruaja e tij është shoqëruar për në spital me djegie trupore. Ndërkohë në vijim të kërkimeve autoritetet kanë gjetur edhe një trup tjetër, që dyshohet të jetë i djalit 12 vjeçar të viktimës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 14:30 në një zonë me shkurre dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, u përhap shpejt në pyll. Përveç avionëve dhe helikopterëve , në operacion marrin pjesë mbi 110 zjarrfikës , tre ekipe speciale të zjarrfikësve pyjorë dhe 36 mjete zjarrfikëse.

Për shkak të rrezikut, sistemi i emergjencës 112 dërgoi dy mesazhe paralajmëruese ku mes të tjerash , banorëve të fshatit Liti iu kërkua të largohen menjëherë drejt stadiumit të zonës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Forca të policisë dhe të shërbimit të urgjencës ndodhen në terren, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Mbi qiellin e Selanikut gjatë gjithë pasdites shiheshin avionët canadair që shkonin drejt detit për tu mbushur me ujë dhe me pas drejtoheshin drejt zonës ku zjarri është ende i pakontrolluar. Shërbimi zjarrfikës ka raportuar në 72 orët e fundit dhjetëra vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit.