Ballina Aktualitet Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për...

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

68
0

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në 16 korrik rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, që kërkon shuarjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’.

Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë pas refuzimit të kërkesës për shuarje të masës së ‘pezullimit nga detyra’ nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.

Relator i çështjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka ashpërsuar akuzat ndaj Ballukut.

Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Episodi i zbardhur nga SPAK, lidhet me 2 tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje të ligjit një kompanie ndërtimi dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.