Ballina Aktualitet “Ndërkombëtarët, t’i vënë fre këtij regjimi”/ Përplasjet, aktivisti Tepelena: Ambasada amerikane të...

“Ndërkombëtarët, t’i vënë fre këtij regjimi”/ Përplasjet, aktivisti Tepelena: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent

58
0

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirje faktorit ndërkombëtar që të reagojnë dhe të ndërhyjnë për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur për gazetarët, pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë përpara Kuvendit ndërsa mbahej seanca plenare, aktivisti deklaroi se ambasada e SHBA-së duhet të reagojë ndaj dhunës.

“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që ka bërë thirre policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare.

Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si antiamerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai.