Ballina Politika ‘Edi Rama gënjen hapur’, Këlliçi nxjerr dokumentet: Harta e Shqipërisë është kthyer...

‘Edi Rama gënjen hapur’, Këlliçi nxjerr dokumentet: Harta e Shqipërisë është kthyer në tryezë interesash private!

50
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kapur atë mat me dokumente zyrtare sa i përket menaxhimit të vijës bregdetare dhe zonave të mbrojtura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka denoncuar mashtrimin publik të kreut të qeverisë lidhur me Gjirin e Porto Palermos.

Sipas Këlliçit, ndonëse kryeministri deklaron me të madhe se ka marrë në mbrojtje Porto Palermon, vendimet e firmosura prej vetë atij në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT) tregojnë një realitet krejt tjetër.

“Sot Edi Rama deklaroi se paska marrë në mbrojtje Porto Palermon. Por dokumentet zyrtare tregojnë krejt të kundërtën! Në rendin e ditës së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, datë 25.09.2025, ora 13:00, në pikën nr. 60, është miratuar draft vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik $2 \text{ MW}$ në Porto Palermo, me subjekt zhvillues Sea Solar Energy sh.p.k.,” shkruan Këlliçi.

Ky vendim, sipas demokratit, bie ndesh me vetë rregullat e vendosura nga qeveria në vitin 2022, ku ky gji u shpall zonë me rëndësi kombëtare dhe pjesë e ekosistemit të mbrojtur të Parkut Natyror. “Pra, ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi,” shton ai.