Ballina Sport Portugalia konfrimon largimin e trajnerit Roberto Martinez

Portugalia konfrimon largimin e trajnerit Roberto Martinez

93
0

Roberto Martinez ka dhënë dorëheqjen si trajner i Portugalisë pas humbjes 1-0 të ekipit ndaj Spanjës në raundin e 16-të të Kupës së Botës.

Spanjolli konfirmoi pas ndeshjes se kontrata e tij kishte mbaruar dhe se nuk do të vazhdonte në këtë rol, duke thënë se eliminimi nga Kupa e Botës shënoi “fundin e një cikli”.

Martinez shtoi se ambicia e tij kishte qenë ta çonte Portugalinë drejt lavdisë në Kupën e Botës dhe besonte se ishte koha e duhur për një drejtim të ri pasi dështoi.

Kjo tani është bërë zyrtare nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila falënderoi teknikun për shërbimet e tij, duke konfirmuar largimin e tij.

Martinez mori drejtimin e Portugalisë në janar 2023 dhe udhëhoqi ekipin kombëtar përmes një fushate të suksesshme kualifikuese, ndërsa fitoi edhe Ligën e Kombeve UEFA 2025. Megjithatë, një eliminim dramatik nga Spanja në 16-të e fundit i dha fund para kohe fushatës së Portugalisë në Kupën e Botës.

Vëmendja tani është kthyer te Federata Portugeze e Futbollit, ndërsa ajo ka filluar kërkimin për një trajner të ri kryesor, me raportime që lidhin trajnerin veteran portugez Horge Hesus me vendin e lirë.