Ballina Sport Romario godet Ancelottin në televizion: Është turp që ndodhet ende në stolin...

Romario godet Ancelottin në televizion: Është turp që ndodhet ende në stolin e Brazilit

66
0

Eliminimi i Brazilit nga Botërori 2026 ende nuk është përtypur në vendin e futbollit “samba”. Ish-kampioni i botës, Romário, ka sulmuar ashpër trajnerin Carlo Ancelotti, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.

“Pas ndeshjes do të hyja në dhomat e zhveshjes dhe do t’i thoja: Faleminderit shumë, mirupafshim dhe shko në ferr. Do t’ia kisha prishur kontratën”, – deklaroi Romario.

Ai shtoi: “Nuk ka asnjë mënyrë që Ancelotti të qëndrojë në stolin e Brazilit pas këtij dështimi, këtij turpi”.

Ish-sulmuesi brazilian këmbënguli: “E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris; është e papranueshme, duhet të largohet. Nuk mund të vazhdojë kështu”.

Brazilianët janë të zemëruar edhe për faktin se trajnerët vendas janë kritikuar më ashpër. Ish-trajneri Vanderlei Luxemburgo tha: “Ancelotti ka bërë shumë gabime në këtë Botëror dhe askush nuk thotë asgjë.

Po të ishte brazilian, do ta kishin copëtuar”. Ai kritikoi edhe taktikën:

“Si mundet Brazili të mbrohet 90 minuta ndaj Norvegjisë? Luajti me frikë”.