Ballina Sport Përgjaket kualifikimi i Francës/ Humb jetën një tifoze 17-vjeçare, ra nga kamioni...

Përgjaket kualifikimi i Francës/ Humb jetën një tifoze 17-vjeçare, ra nga kamioni gjatë festimeve

45
0

Franca mposhti me shifrat 2-0 Marokun në çerekfinalet e Botërorit, për të prekur për herë të tretë radhazi gjysmëfinalet e këtij turneu.

Por festimet e francezëve janë përgjakur nga vdekja e një tifozeje.

Një vajzë 17-vjeçare vdiq mbrëmë në Aulonye-Aymeries, në veri, pasi ra nga një kamion në të cilin po festonte fitoren e ekipit të saj kombëtar.

Pasi ajo ra, u përplas nga një automjet tjetër ku humbi jetën menjëherë.

Gjashtë nga miqtë e viktimës, të gjithë të mitur, janë në gjendje shoku, ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.