Kosova shkon në zjedhje të reja.
Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.
Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e qartësuar edhe nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
“Jemi në minutat e fundit të kësaj legjislature. Përkundër thirrjes së vazhdueshme që deputetët të jenë në pranishëm në seancë, siç po e shihni opozita nuk janë të pranishëm as në këtë seancë. As në përpjekjen e fundit për zgjedhjen e presidentit.” – deklaroi Haxhiu.
Sipas Kushtetutës, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.







