Sot mbahet protesta e 87-të para kryeministrisë. Një i ri nga diaspora shqiptare në New York u ndal të fliste se e vetmja zgjidhje për të shpëtuar Shqipërinë është largimi i Edi Ramës.
“Sot dua të flas pak gjatë pasi kam mall, prej 5 vitesh jetoj në New York. Erdha për t’iu takuar juve, ju që ende besoni që ky vend mund të bëhet.
Ju që ende nuk e keni humbur shpresën. Unë pata mundësinë që të vija, por qindra shqiptarë nuk e patën mundësinë. A thua u larguan se menduan se emigrimi ishte i lehtë. Im atë jetonte në Greqi, kur u rritëm, u larguam ne. Kështu ndodh në familjet shqiptare.
Kur do vijë dita që ky shtet të mendojë për qytetarin dhe jo pushtetarin. Sot është dita, ju jeni shpresa e kësaj shoqërie.
Kur ne flasim në emër të popullin, na thoni po ju kush jeni. Ne jemi populli o maskarenj. Ne jemi shoqëria, ne jemi Shqipëria. Politikanët tanë nuk janë perendi, janë njerëz të përkohshëm. Mos u përkulni ndaj askujt. Zoti e bekoft Shqipërinë.







