Ballina Politika “Ngazellehet” Ogerta: Gëzim i madh, po mbyllen negociatat falë punës së palodhur...

“Ngazellehet” Ogerta: Gëzim i madh, po mbyllen negociatat falë punës së palodhur të qeverisë

69
0

Kandidatja për kandidate e socialistëve për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastriliu nuk është shfaqur në publik kohët e fundit, edhe pse Edi Rama u bëri thirrje të tijëve për ta mbështetur përballë Revolucionit të Flamingove.

Ndoshta kjo nuk tregon fort një vetëpërmbajtje të Manastirliut për të mos i dalë në krah Ramës, sa mund të jetë kujdes i ekipit që figura e saj të mos polarizohet e të thithë energji negative, që mund të kthehen në kosto për të në zgjedhjet e pranverës, nëse do të jetë sërish kandidate.

Megjithëkëto, ajo u shfaq sot në foltoren e Kuvendit, jo për aktualitetin politik, por për të ndarë gëzimin e madh që nesër në Bruksel do të mbahet konferenca e 9-të ndërqeveritare, dhe Shqipëria do të mbyllë 3 kapitujt e parë.

Lajmi për përmbylljen e negociatave për 3 kapitujt e parë është lajm shumë pozitiv. Asnjë sukses nuk është rastësor, por produkt i reformave. Një rezultat që është fryt e punës së palodhur, ndaj përgëzime administratës dhe grupit negociator. Shqipëria ka ndërtuar baza institucionale për një kërkim modern shkencor. Nuk janë thjeshtë përmbushje detyrimesh, por investime të prekshme në të ardhmen tonë.  Një vend bëhet evropian nga mënyra si funksionojnë institucionet e tij dhe si respektohet vota.