Ballina Lifestyle Ndërpritet koncerti i Bad Bunny në Milano, ja arsyeja që çoi në...

Ndërpritet koncerti i Bad Bunny në Milano, ja arsyeja që çoi në evakuimin e 80 mijë personave

91
0

Një stuhi e fuqishme me breshër dhe erëra të forta detyroi organizatorët të ndërpresin koncertin e këngëtarit portorikan Bad Bunny në Milano, ndërsa rreth 80 mijë spektatorë u evakuuan nga Ippodromo La Maura.

Bad Bunny po mbante koncertin e dytë dhe të fundit të planifikuar në qytetin italian, në kuadër të turneut të tij botëror “Debí tirar más fotos”, kur moti u përkeqësua papritur, duke e bërë të pamundur vazhdimin e aktivitetit.

Sipas agjencive italiane të lajmeve ANSA dhe Adnkronos, koncerti u ndërpre të shtunën në mbrëmje për shkak të breshërit të fortë, ndërsa mijëra të pranishëm u detyruan të largoheshin nga arena në natyrë.

Deri tani nuk ka informacione për dëme të tjera të konsiderueshme në njerëz apo materiale të shkaktuara nga stuhia që përfshiu qytetin verior të Italisë.

Organizatorët nuk kanë bërë ende të ditur nëse koncerti do të riplanifikohet në një datë tjetër.