Ballina Sport Tekniku i Anglisë: Nuk jam i kënaqur, meritonim më shumë se vendi...

Tekniku i Anglisë: Nuk jam i kënaqur, meritonim më shumë se vendi i 3-të

88
0

Tekniku i Anglisë, Tomas Tuchel u ndal të fliste pas fitores ndaj Francës, takim ky i vlefshëm për vendin e 3-të në Botëror.

“Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur për një medalje të bronztë, por është medalja e parë në 60 vjet, e para e fituar në një Botëror të zhvilluar jashtë Anglisë dhe shpresoj që një ditë futbollistët do të mund të jenë krenarë-tha Thomas Tuchel që gjithsesi nuk e fshehu keqardhjen që skuadra e tij nuk mundi dot të kualifikohet për në finalen e madhe të kompeticionit pasi u mund nga Argjentina.

‘Synonim të bënim realitet ëndrrën më ambicioze të mundshme-shtoi Tuchel-kishim një ambicie të jashtëzakonshme për të arritur finalen e Botërorit. Kështu që kur dështon, është shumë shumë e dhimbshme dhe kjo dhimbje do të vazhdojë për  ca kohë’.