Ballina Bota Tmerr në Meksikë, dhjetë trupa të pajetë gjenden në shtetin e Zacatecas

Tmerr në Meksikë, dhjetë trupa të pajetë gjenden në shtetin e Zacatecas

80
0

Autoritetet meksikane kanë gjetur dhjetë trupa në shtetin e Zacatecas, një zonë që prej vitesh është përballur me dhunë të lidhur me përplasjet mes organizatave kriminale për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Sipas autoriteteve, trupat u zbuluan të shtunën në komunat Morelos, Pánuco dhe Sain Alto. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjeve dhe as identiteti i autorëve të dyshuar.

Zacatecas ishte një nga shtetet më të goditura nga dhuna gjatë viteve 2021 dhe 2022, kur grupet kriminale u përplasën ashpër për kontrollin e korridoreve strategjike të trafikut të drogës.

Meksika vijon të përballet me një nivel të lartë të kriminalitetit, ku bandat e përfshira në trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore mbeten një nga sfidat më të mëdha të sigurisë në vend. Sipas analistëve, organizatat kriminale, veçanërisht Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco dhe Karteli Sinaloa, vazhdojnë luftën për kontrollin e territoreve dhe rrugëve fitimprurëse të trafikut.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet identiteti i viktimave dhe përgjegjësit për këtë akt të rëndë kriminal.