Në ditën e 51 qytetarët nuk janë ndalur, por protestojnë kundër kastës së korruptuar politike. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet.
Ata shprehen të vendosur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.
Nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër Parlamenti, ndërsa shprehen se është mbushur me deputetë analfabet , dhe politikanë që nuk i shërbejnë vendit.
“Në datën 23 duhet të jemi këtu. Të mos mungojmë”, u shpreh aktivisti.
“Jo më Zegjine”, “140 deputetë që të gjithë analfabet”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Parlament i krimit”, brohorasin protestuesit.







