Ballina Politika Shqiptarët 51 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama: Protesta? Arritje që...

Shqiptarët 51 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama: Protesta? Arritje që kaq shumë njerëz shqetësohen për flamingot

100
0

Kryeministri Edi Rama komentoi mbi ecurinë e Shqipërisë në aspektin mjedisor dhe rëndësinë e protestave qytetare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama foli edhe në lidhje me protestat, ku e ka quajtur arritje faktin që kaq shumë persona kanë dalë në shesh të shqetësuar për mjedisin dhe flamingot. Deklarata e tij vjen ndërsa sot mbahet protesta e 51-të, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

“Për javë të tëra ishte krijuar përshtypja se Shqipëria ishte armike e vetes së vet. U ndanë miliona akuza e gjykime dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi, por realiteti flet.

Indeksi i Performancës Mjedisore për vitin 2026 ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe të 26-ën në 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon në 10 vitet e fundit. Ndërsa, për sa i përket zbutjes së ndryshimeve klimatike, Shqipëria mban vendin e 21-të në botë.

Kemi bërë protesta të mëdha për mjedisin, kjo, përtej çdo ekzagjerimi e manipulimi, apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit protestave, është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për pyjet dhe flamingot ka ndryshuar, bashkë me Shqipërinë, edhe shoqëria. Para 10 viteve shihnim në heshtje shkatërrimin e pyjeve.

Ato na kujtojnë se zhvillimi nuk është kurrë justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara. Nuk kemi bërë gjithçka siç duhet. Kemi gabuar dhe kemi shumë për të mësuar. Ky raport nuk është medalje, por përgjegjësi dhe kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë e të mbrojmë ekuilibrin mes natyrës dhe zhvillimit.

Reflektimi i premtuar për atë që na vuri para pasqyra e bulevardit të flamingove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm, dhe shumë shpejt do ta kemi edhe atë”, tha mes të tjerash ai.