Ballina Kronika Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në fshat, përfundojnë në pranga dy persona...

Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në fshat, përfundojnë në pranga dy persona në Fushë Krujë

58
0

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Krujë ditën e sotme, nën dyshimin se kishin kultivuar bimë narkotike në një parcelë në fshatin Zgërdhesh.

Në pranga ranë 52 vjeçari Kastriot Bazja dhe 54 vjeçari Astrit Seferi , të dy banues në Fushë Krujë. Sipas Policisë, të dy kanë precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.

Arrestimi u bë gjatë operacionit antidrogë të koduar “Kushtet”, i zhvilluar pas një hetimi me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë,

Sipas Policisë, dy të dyshuarit u kapën në parcelën ku kishin kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit u konstatua gjithashtu se ata po përgatiteshin të kultivonin edhe bimë të tjera në të njëjtin parcelë.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë

“Kishin kultivuar dhjetëra bimë narkotike, në një parcelë në fshatin Zgërdhesh, dhe po përgatiteshin të kultivonin të tjera, arrestohen ne vendngjarje, 2 shtetas.

Të dy të arrestuarit, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale. Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kushtet”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në parcelën në fshatin Zgërdhesh, ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe u vunë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç dhe A. S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.

Përveç bimëve të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, u konstatua se po përgatiteshin për t’u kultivuar bimë të tjera në këtë terren. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”