Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në një nga stacionet e plazhit kur është ndjerë keq. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e pranishëm në plazh për t’i dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur ta rikthenin në jetë.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.







