Ballina Lifestyle Heidi Klum ndez plazhin me pozën topless

Heidi Klum ndez plazhin me pozën topless

51
0

Heidi Klum ndezi temperaturën teksa pozoi topless në plazh të mërkurën.

Supermodelja, 53 vjeçe, ka bashkëpunuar me kompaninë e ushqimeve të shpejta Funny-Frisch për një linjë patatinash që mbajnë imazhin e saj në paketim.

Edicioni i kufizuar “Chipsfrisch Roast Chicken Style by Heidi Klum” është planifikuar të dalë në dyqanet gjermane nga muaji gusht – duke e bërë të qartë fushatën provokuese të Heidit, shkruan Daily Mail.

Bashkëpunimi i saj vjen pasi Heidi zbuloi se bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, e kishte inkurajuar të përqafonte një figurë më të plotë, pasi ajo ishte përballur me kritika për trupin e saj në botën e modelingut.

Pas komenteve të tij, ajo shfaqi figurën e saj mahnitëse në një seri fotosh provokuese, duke pozuar si nga përpara ashtu edhe nga pas për të nxjerrë në pah format e saj.